Zgjedha e qeve

Po tu kish rėnė tė kalonit nėpėr ndonjė fshat tė Kosovės, nė tė cilin banonin edhe muhaxher nga Lugina e Lumit, lehtė do ta kuptonit se cilat ishin oborret e tyre. Nė oborret e muhaxherėve do ta shihnit qerren qeve me bigė drejt dyerve tė oborrit dhe zgjedhen e ngjitur nė te.

Po qka ka tė bėjė kjo me muhaxherėt do tė pyesni? Po, zakonisht qerret e qeve nė shtėpitė e vendasve qėndronin mbas shtėpie apo nėn hijen e njė peme ndėrsa zgjedha virej dikund nėn streh ku nuk e rrokte shiu apo dielli. Kjo ishte mjaft praktike sepse qerrja dhe zgjedha e qeve prej drurit qė pėrdorej aso kohe shkatrroheshin mė shpejt po tė qėndronin nė diell e borė a shi. Po qdo tė jetė kjo me muhaxherėt, a nuk donin ata ti ruanin veglat e veta tė mos ua prishte shiu, bora apo dielli? Pėrgjigjen e gjejmė nė ėndrrėn e muhaxerėve. At ėndėrr, e cila nuk mund tė krahasohej me asgjė tjetėr, ishte ėndrra e kthimi nė vendlindje.

Pėr kėt arsye duhej qė qerrja e qeve tė jetė e gatshme me zgjedhė e me krejt qka i takonte, qė nė momentin e duhur tė niseshin pa kurrfar vonese drejt Toplice.

Ėndrra ishte e ėmbėl dhe nuk u bė kurrė realitet. Por muhaxherėt vazhduan me vite e dekada ta mbajnė gjallė kėtė ėndėrr, ta kultivojnė e ta pėrcjellin brez pas brezi. Brez pas brezi lindėn e vdiqėn muhagjerėt me tė vetmen ėndėrr tė ktheheshin nė vendlindje.

Po sot, nuk ka mė qerre tė qeve, sot nuk na kanė mbetė shumė shenja tė cilat do tė na pėrkujtonin vendlindjen. Por si duket kėtė e kishin parashikuar edhe tė parėt tanė, prandaj edhe e na vunė njė shenjė tė cilėn do ta kemi vulė nė ballė, deri atėherė kur tė vijė dita pėr tu kthyer nga kemi ardhė ose deri nė amshim.

Kjo shenjė ėshtė mbiemėri ynė i shenjtė, i cili do tė na pėrkujtoj brez pas brezi se nga kemi ardhė, do tė shkėlqej si fanar, do tė tregoi se dita e kthimit nji ditė ka pėr tė ardhė. …………….