Takimi i parė i familjes Komjusha 2011

Takimi u mbajt me 31 korrik te pishat nė afėrsi tė tereneve sportive tė fshatit Sllatinė.

Nė takim morėn pjesė njė numėr i madh i familjes nga dega e Hades, Gjakovės e Mitrovicės. Takimi filloi nė orėt e hershme tė paradrekės e vazhdoi deri nė mbrėmje. Edhe natyra ishte gėzuar pėr takimin tonė dhe na dhuroi njė ditė tė bukur me diell. Qė nga ora 8 filloi ardhja e familjarėve, siq edhe e donte rendi ideatori i kėtij takimi Gėzimi, kishte dalė aty i pari me familjen e vet.

Takimi ngjante nė njė zgjua bletėsh, ishte kėnaqėsi tė shohėsh se si vinin motrat e vėllezėrit tanė. Tė rriturit u ulėn nėn hije e fėmijtė luanin pėrr reth dhe i shtonin gjallėrinė dhee bukurinė takimit. Tė gjithė ishin tė gėzuar, tė lumtur dhe mbretėronte njė atmosferė me tė vėrtetė festive. Bisedat fillonin me prezentimin e pastaj vazhdonte me tregime pėr ato qė ne dinim pėr shpėrnguljen e llahtarshme nga Konjusha. Pėr fat tė keq nė takim na mungoi komplet dega e familjes nga Sibovci. Erdhėn dega e Gjakovės e Mitrovicės e prej neve tė Hades ardhja vazhdoi tėr ditėn. Si duket ne jemi udhėhequr prej mendimit se deri sa tė vijnė Gjakova e Mitrovica, ne mbrrijmė pėrsėri para tyre. Tė gjithė ishin tė mendimit se takimi duhet tė mbahet pėr qdo vit por nuk u mor asnjė vendim pėr datėn. Nė takim morėn pjesė mė shumė se 120 vet. Prej tyre 48 vet morėn pjesė edhe nė shetinė e diturisė. Askush nuk kishte mė pak se 11 pėrgjigje tė sakta e 21 vet ishin pėrgjegjė sakt nė tė gjitha 14 pyetjet.

Shpresoj se faqja do tė plotėsohet edhe me shkrimet tuaja sepse kjo ėshtė faqe e gjithė neve. Po ju them sinqerisht se edhe kėtu nė faqe po mė mungoni, po ndihem i vetmuar pa ju. Nėse doni tė shkruani diqka mund tė ma dėrgoni nė emailin tim e pastaj e publikoi ose mund tė shkruani edhe nė librin e mysafirėve.