Lejlekėt

Ju sigurisht jeni kureshtar tė dini se ē'bėjnė kėta lejlek nė faqen time!

Njė fshat nė Luginėn e Lumit, mbushet ēdo pranverė me lejlek- konjusha. Njė Luginė Lumi shumė e bukur. Lugina zbukorohej edhe mė shumė nė muajt e pranverės kur aty vinin lejlekėt qė vendėsit i quanin konjushė. Vinin aq shumė konjushė sa qė as njė lis nė Luginėn e Lumit nuk mbetej pa njė qerdhe e bile edhe nėpėr oxhaqet e shumė shtėpive ngreheshin fole. Pastaj kur ēeleshin edhe lejlekėt e rinj, krejt lugina mbushej me lejlek. Dhe kur e shiqoje nga Maja e Shqipes Lugina dukej si njė pemė e mbushur me lule tė bardha. Mu pėr kėt arsye fshatin e tė parėve tė mi e quanin Konjushė.

Edhe sot e kėsaj dite, nė qdo pranverė, Luginėn e Lumit e stolisin Lejlekėt. Por kjo bukuri ėshtė njė bukuri e vrarė. As lejlekėt as zogjėt e tyre as qerdhet e tyre nuk e kanė mė bukurinė qė ata kishin dikur. Pikėllimi pėrshkon ēdo pore tė jetės sė kėtyre Lejlekėve. Po pse tė pikėllohen kėta Lejlek mund tė pyesni ju?

Pėrgjigja ėshtė kjo: Ata-Lejlekėt nuk arritėn kurrė qė tė mėsohen me banorėt e ri tė Luginės. Me shekuj tė tėrė kishin jetuar Lejlekėt dhe njerėzit nė Luginėn e Lumit.

Njerėzit pritshin me padurim pranverėn, stinėn kur Lejlekėt ktheheshin dhe zbukuronin Luginėn e Lumit. Lejlekėt vinin ēdo pranverė dhe i gėzoheshin takimit me njerėzit, me qerdhet e tyre tė cilat i gjenin ashtu si i kishin lėnė kur ikėn nė vjeshtė.

Por njė vjeshtė nė fund tė shekullit 19, lejlekėt ndejtėn deri nė fillim tė dimėrit. Ata nuk mund tė vendosnin tė ndaheshin prej njerėzve, prej qerdheve, prej Luginės sė Lumit. Njė parandjenjė ugurzezė u thoshte tė ē'malleshin me kėta njerėz dhe me kėto troje se kur tė kthehen nė pranverėn e ardhshme do tė pėrfundonte gjithėēka.

Dhe kėshtu edhe ndodhi. Dimėri i vitit 1881 ishte i tmerrshėm pėr Luginėn e Lumit. Njė kuqedėr shkatrruese kishte rėnė nė kėto troje dhe kishte vrarė njerėzit, kishte djegur shtėpitė e tyre, kishte djegur stallat, stogjet e sanės, lisat e malit, qerdhet e lejlekėve, kishte djegur tokėn. Ata pak njerėz qė i shpėtuan rrebeshit tė kulqedrės u vendosėn nė Kosovė. Ata u betuan se njė ditė do tė kthehen. Pėr tua lėnė amanet fėmijėve tė tyre, brez pas brezi ata vendosėn qė emėrin e fshatit ta marrin pėr mbiemėr dhe prej asaj kohe edhe paraardhėsit tanė filluan tė quhen Konjusha.

Luginėn e lanė tė djegur, tė pėrvėluar, kufoma njerėzish, bagėti tė mbytura, shtėpi tė djegura mbeten njė kohė tė gjatė mbi sipėrfaqen e dheut.

Bora qė ra me javė tė tėra, nuk e mbuloi dotė kėtė tmerr.

Edhe nė pranverė, kur u kthyen Lejlekėt pamja ishte e njejtė. Qė larg nė qiell Lejlekėt ndjenė erėn e shkrumit, erėn e mishit tė djegur.

U sollėn rrotull, u sollėn vėrdallė por Luginėn e Lumit nuk e gjetėn dot.

Pas shumė vitesh Lejlekėt filluan tė vijnė pėrsėri nė Luginėn e Lumit.

Ndodhi kjo njė ditė pranvere kur Lejleket nga lartėsia kishin parė do si njerėz nė Luginė. Megjithėse nga lartėsia panė se kėta njerėz tė quditshėm nuk ishin njerėzit Luginės, por dashuria ndaj Luginės dhe shpresa qė nga ato qenje, nė dukje si njerėz, tė mėsonin diē pėr njerėzit e luginės i shtyri tė zbresin.

Pa rėnė mirė nė tokė ata vėrjten se kėta banor tė ri, nuk ishin aspak tė ngjashėm me njerėzit Luginės. Kėta mė shumė i pėrngjanin egėrsirave me sjellje tė vrazhdėta, me duhmin qė kundėrmonte papastėrti qė gati ua zuri frymėn Lejlekėve.

Lejlekėt vendosėn tė qėndronin me shpresė se njerėzit njė ditė do tė ktheheshin. Por vitet kalonin e njerėzit nuk po vinin. Lejlekėt u dėshpruan shumė. Edhe sot e kėsaj dite ata ikun ēdo vjeshtė dhe kthehen ē'do pranverė me shpresėn se mė nė fund njerėzit do tė kthehen. Por kaluan vite e dekada kaloj njė shekull e njerėzit s'janė kthyer ende nė Luginėn e Lumit.

Lejlekėt vijnė e vuajnė. Po njerėzit ku janė vallė? Kur do tė kthehen nė Luginėn e Lumit? Kur do ta pėrmbushim ne pasardhėsit betimin e tė parėve? Kur do tua shuajmė mallin Lejlekėve?

Ballina